Shangai planifikon të hapë 120 parqe të reja
2024-03-03 12:52:38

CFP

CFP

Shangai planifikon të hapë 120 parqe të reja deri në fund të këtij viti, njoftoi Zyra Administrative për Menaxhimin e Qytetit. Ndër to do të jenë 20 parqe urbane, 30 parqe rurale dhe 70 parqe të vogla, shkruan “China Daily”.

Qyteti gjithashtu planifikon të shtojë rreth 1000 hektarë zona të gjelbra, duke përfshirë 500 hektarë në parqe dhe 200 hektarë gjelbërim tredimensional prej 400.000 metrash katrorë.

Përveç kësaj, qyteti do të vazhdojë të promovojë parqet 24-orëshe këtë vit. Deri më tani, 60 për qind e parqeve urbane të qytetit janë të hapura 24 orë në ditë dhe planit do t'i shtohen edhe 30 parqe të reja.

Këto përpjekje janë në përputhje me raportin e punës së qeverisë të propozuar nga kryebashkiaku i Shangait, Gong Zheng, gjatë sesionit të dytë të Asamblesë së 16-të Popullore Komunale të Shangait në janar, duke synuar ta bëjë Shangain një qytet park në shkallë të gjerë dhe duke u përpjekur të realizojë integrimin e pakufishëm të parqeve dhe hapësirë urbane.

Gong tha se Shangai hapi 162 parqe vitin e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 832. Qëllimi është që deri në vitin 2025 të arrihen 1000 parqe dhe deri në vitin 2035 të funksionojnë 2000 parqe. (Irma)