Shtatë vende të BE-së kërkojnë integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në union
2024-03-03 15:30:04

Flamuri i BE-se (Foto ATSH)

Flamuri i BE-se (Foto ATSH)

Shtatë vende i janë drejtuar me një letër Bashkimit Europian duke kërkuar integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në union.

Letra drejtuar krerëve të institucioneve të unionit, u nënshkrua nga ministrat e Jashtëm të Italisë, Çekisë, Austrisë, Kroacisë, Sllokavisë, Sllovenisë dhe Greqisë, raporton “ATSH”.

Në letër, thuhet se ka ardhur koha për përparim vendimtar në procesin e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor dhe se një kohë e qartë dhe e arsyeshme për pranimin e tyre në union është më urgjente se kurrë.

Ata gjithashtu theksuan se mirëpresin planin e ri të rritjes, për të cilin u mbajt nje samit dje në Tiranë.

“Prandaj, ne bëjmë thirrje për angazhimin tuaj personal për të finalizuar me prioritetin më të lartë negociatat ndërinstitucionale për “Lehtësimin e Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor” përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

Koha është thelbësore. Çdo vonesë do të dëmtojë besueshmërinë e BE-së dhe do të ketë ndikim negativ në procesin e integrimit evropian të rajonit”, thuhet ndër të tjera në letër. (Irma)