PMI-ja e prodhimit në Kinë shënoi rënie shkurt prej Festës së Pranverës
2024-03-03 11:43:51

CFP

CFP

Indeksi i menaxherëve të blerjeve (PMI) për sektorin e prodhimit në Kinë ra në 49.1 në shkurt, nga 49.2 muajin e kaluar, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), citon “Xinhua”.

Një lexim mbi 50 tregon zgjerim, ndërsa një lexim nën 50 pasqyron tkurrje. Statisticiani i lartë i NBS, Zhao Qinghe, ia atribuoi rënien kryesisht Festës së Pranverës, e cila zgjati nga 10 shkurti deri më 17 shkurt. Gjatë kësaj periudhe, punonjësit zakonisht kthehen në shtëpi, duke rezultuar në një prodhim tradicional jashtë sezonit.

Nënindeksi për ndërmarrjet e mëdha rezultoi 50.4, i njëjtë me një muaj më parë, por mbeti në kufijtë e zgjerimit. Nënindeksi i prodhimit rezultoi 49.8, një rënie me 1.5 nga muaji i kaluar, duke treguar më pak prodhim aktiv. Nënindeksi për porositë e reja rezultoi 49, i njëjtë me një muaj më parë, por mbeti në kufijtë e tkurrjes. Kjo tregoi rënie të kërkesës në tregun e prodhimit në muajin shkurt në krahasim me muajin e kaluar.

CFP

CFP

Kompanitë prodhuese mbetën optimiste në lidhje me rritjen e qëndrueshme të tregut, me nënindeksin për parashikimet e prodhimit dhe të biznesit në nivelin 54.2, duke u rritur me 0.2 nga muaji i kaluar.

Indeksi i menaxherëve të blerjeve për sektorin joprodhues në Kinë arriti në 51.4 në shkurt, nga 50.7 në janar. (Irma)