Qeveria gjermane rrit me 20 milionë euro ndihmën humanitare për Gazën
2024-03-03 11:45:53

Kryediplomatja gjermane (Foto Atsh)

Kryediplomatja gjermane (Foto Atsh)

Qeveria gjermane ka rritur 20 milionë euro të tjera (21.6 milionë dollarë) ndihmën humanitare për banorët në Rripin e Gazës, të cilët janë nën sulmet izraelite prej disa muajsh, njoftoi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, përcjell “ATSH”.

Megjithatë, sipas saj, kjo nuk është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e banorëve të Gazës.

“Numri i kamionëve që dërgojnë ushqime, ilaçe dhe ndihma të tjera në Gaza ka rënë ndjeshëm javët e fundit. Kjo është e papranueshme. Qeveria izraelite duhet të lejojë akses të sigurt dhe të papenguar për ndihmën humanitare menjëherë”,- tha Baerbock.

Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, gjatë vitit të fundit vendi ka ofruar një total prej 206.5 milionë euro për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

“Pas mosfunksionimit të rendit dhe ligjit në disa pjesë të Rripit të Gazës, ushtria izraelite duhet të sigurojë që ndihma humanitare të shpërndahet me sukses. Së bashku me partnerët tanë, veçanërisht Jordaninë, ne duam të marrim pjesë edhe në shpërndarjen e ndihmave humanitare. Në të njëjtën kohë, armëpushimi humanitar tani është i nevojshem më urgjentisht se kurrë, në mënyrë që pengjet të lirohen nga duart e Hamasit dhe më shumë ndihma humanitare të mund të arrijnë tek banorët”,- tha Baerbock.  (Irma)