“Article 20” vazhdon të kryesojë arkëtimet në Kinë
2024-03-03 17:02:54

Drama realiste kineze “Article 20” kryesoi edhe të enjten arkëtimet ditore në Kinën kontinentale, treguan të premten të dhënat nga Rrjeti i Informacionit të të Dhënave të Filmit, shkruan “Xinhua”.

Filmi, i cili fokusohet te neni 20 i Ligjit Penal të Kinës, arkëtoi vetëm të enjten 23.31 milionë juanë (rreth 3.28 milionë dollarë amerikanë).

Komedia-dramë kineze “Pegasus 2” u rendit e dyta me të ardhura ditore prej 19 milionë juanë, pasuar nga komedia “YOLO” me arkëtime ditore prej 12.27 milionë juanë. (Irma)