Ministria e Burimeve Ujore në Kinë do të vendosë rregullore për kursimin e ujit
2024-03-03 14:29:14

CFP

CFP

Kina planifikon të prezantojë një rregullore kombëtare për ruajtjen e ujit këtë vit, njoftoi Ministria e Burimeve Ujore, citon “China Daily”.

Sipas ministrisë, vendi bëri përparim në kursimin e ujit vitin e kaluar falë një mekanizmi bashkëpunimi ndërdepartamental.

Ministria, së bashku me departamentet e tjera, ka krijuar një sistem kuotash që kufizon përdorimin total të ujit, si dhe intensitetin e konsumit të ujit në zonat provinciale, prefekturale dhe në nivel qarku.

Autoritetet lokale janë udhëzuar të vendosin synime minimale në përdorimin e ujit jokonvencional, i cili i referohet kryesisht ujit të ricikluar dhe të shkripëzuar.

Për të promovuar zhvillimin e industrisë së ruajtjes së ujit, Kina ka lejuar ofruesit e shërbimeve me projekte të kursimit të ujit të gëzojnë kredi të gjelbra. Falë nxitjes, ofrues të tillë shërbimesh kontraktuan 204 projekte të kursimit të ujit në të gjithë vendin vitin e kaluar, me investime totale që tejkalojnë 2.1 miliardë juanë (292 milionë dollarë), sipas ministrisë. Këto projekte pritet të ndihmojnë në kursimin e pothuajse 89.4 milionë metra kub ujë çdo vit. (Irma)