Kina synon të ofrojë shërbime të përshtatshme pagese për të huajt
2024-03-03 12:42:00

CFP

CFP

Banka Popullore e Kinës (PBOC), banka qendrore e vendit, kërkoi përpjekje të bashkërenduara për të lejuar të huajt të bëjnë pagesa më të lehta në vend.

Në një konferencë për optimizimin e shërbimeve të pagesave, guvernatori i PBOC-së, Pan Gongsheng, kërkoi veprime gjithëpërfshirëse dhe të koordinuara në përpjekje për të arritur rezultate konkrete në të ardhmen e afërt, shkruan “Xinhua”.

“Alipay”, një nga aplikacionet kryesore të pagesave në Kinë nga “Ant Group”, ka lejuar të huajt në Kinë të paguajnë me kartat e tyre bankare jashtë shtetit nëpërmjet versionit ndërkombëtar të aplikacionit, ose të përdorin portofolët e tyre elektronikë duke skanuar kodet QR Alipay.

“Ant Group” synon të punojë për të zgjidhur vështirësitë në lidhje me vizitorët e huaj që përdorin “Alipay” për të marrë metro dhe autobusë në qytetet kryesore kineze.

Ndërkohë, bankat kineze po marrin masa për të rritur pranimin e kartave bankare jashtë shtetit dhe për të lehtësuar përdorimin e parave të tyre në vend. (Irma)