Shënon rritje numri i çerdheve në Kinë për numër banorësh
2024-03-03 13:55:10

CFP

CFP

Kina ka rritur numrin e çerdheve për 1000 njerëz në gati 3.4 dhe po promovon formulimin e një ligji kombëtar për shërbimet e kujdesit ndaj fëmijëve, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar sistemin e mbështetjes së fertilitetit, thanë zyrtarët shëndetësorë, citon “China Daily”.

Li Bin, zv.kryetar i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, tha se qeveria qendrore ka lëvruar më shumë se 5 miliardë juanë (700 milionë dollarë) për të mbështetur krijimin e objekteve të kujdesit të çerdheve të përballueshme në të gjithë vendin qëkur u publikua një udhëzues kyç në korrik 2022.

Kina ka rreth 100.000 çerdhe, duke ofruar rreth 4.8 milionë vende të kujdesit për fëmijët. Deri në fund të shtatorit, numri i çerdheve për 1000 banorë ishte në 3.36, krahasuar me 2.5 deri në fund të vitit 2022, tha Li në një konferencë shtypi të mbajtur nga Zyra e Informacionit e Këshillit Shtetëror. Qëllimi është që deri vitin e ardhshëm numri të rritet në 4.5.  (Irma)