FMN: Aktiviteti ekonomik i Kinës u rimëkëmb në 2023-in
2024-03-03 16:15:13

CFP

CFP

Aktiviteti ekonomik i Kinës u rimëkëmb në vitin 2023 pas rihapjes dhe përfundimit të COVID-19 me PBB-në reale që vlerësohet të jetë rritur gjerësisht në përputhje me objektivin e rritjes së autoriteteve prej rreth 5 për qind, ka thënë bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

FMN-ja e bëri këtë deklaratë në një njoftim të fundit për shtyp, pas përfundimit të rishikimit vjetor të Nenit IV mbi ekonominë kineze.

Sipas deklaratës së publikuar në faqen e internetit të FMN-së, rimëkëmbja u nxit nga kërkesa e brendshme, veçanërisht konsumi privat dhe i ndihmuar nga politikat makroekonomike mbështetëse, duke përfshirë lehtësimin e mëtejshëm të politikës monetare, lehtësimin e taksave për firmat dhe familjet si dhe shpenzimet e ndihmës fiskale në rastet e fatkeqësive.

Në deklaratë thuhet se inflacioni ra në vitin 2023, kryesisht për shkak të uljes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, ai pritet të rritet gradualisht në 1.3 për qind në vitin 2024, pasi hendeku i prodhimit ngushtohet dhe efektet baze të çmimeve të mallrave zvogëlohen.

CFP

CFP

Veprimet vendimtare të politikave, duke përfshirë ristrukturimin e shpejtuar në sektorin e pasurive të paluajtshme, mund të rrisin besimin dhe të çojnë në një rikthim më të mirë nga sa pritej në investimet private, thuhet në deklaratë.