Singapori kryeson listën e vendeve më të arsimuara në botë
2024-03-03 14:00:42

Singapori (Foto Atsh)

Singapori (Foto Atsh)

Singapori kryeson listën e vendeve më të arsimuara në botë, duke pasqyruar një njohje globale të vlerave të arsimit, bën të ditur “Wealth”.

Vende si Finlanda, Koreja e Jugut dhe Zvicra, të cilat zënë pozicionet kryesuese, së bashku me vendet e tjera në dhjetëshen e parë, shfaqin një përkushtim të larmishëm në të gjithë kontinentet për të edukuar qytetarë të arsimuar, shkruan “ATSH”.

Në dhjetëshen e më të arsimuarve renditen edhe Danimarka, Holanda, Australia, Suedia, Kina dhe Novergjia.

Sipas studimi, kjo shumëllojshmëri tregon besimin universal në arsim, si një gur themeli për progresin dhe prosperitetin shoqëror. (Irma)