Në 276 qytete kineze krijohen mekanizmat e koordinimit të financimit të pasurive të paluajtshme
2024-03-03 11:59:15

276 qytete në 31 rajone të nivelit provincial në të gjithë Kinën kanë krijuar mekanizma koordinimi të financimit të pasurive të paluajtshme.

CFP

CFP

Rreth 6000 projekte pronash janë përfshirë në listat e bardha që kanë të drejtë për mbështetje financiare, njoftoi Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urbano-Rural, citon “Xinhua”.

Sipas ministrisë, bankat komerciale vepruan me shpejtësi për të rishikuar këto projekte dhe kanë miratuar hua prej më shumë se 200 miliardë juanë (rreth 28.2 miliardë dollarë amerikanë).

Kina në janar njoftoi një plan për të krijuar një mekanizëm koordinimi financimi për sektorin e pasurive të paluajtshme me qëllim të plotësimit të nevojave legjitime të financimit të projekteve të pronave dhe mbështetjen e rritjes së qëndrueshme dhe të shëndoshë të tregut. (Irma)