Kina krijon zonën e bashkëpunimit të biznesit në Shangai për të promovuar shkëmbimet ndërkombëtare
2024-03-02 15:55:23

CFP

CFP

Kina ka publikuar një masterplan për një zonë të re bashkëpunimi biznesi në Shangai, për të promovuar shkëmbimet ndërkombëtare të biznesit.

Sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave (GAC), Zona e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Biznesit në “Shanghai Eastern Hub”, një zonë prej 880.000 metrash katrorë pranë Aeroportit Ndërkombëtar Pudong, lejon vizitorët e huaj me ftesë që hyjnë nga aeroporti të qëndrojnë brenda 30 ditëve pas mbërritjes, pa verifikimin e vizave, shkruan “Xinhua”.

Përveç kësaj, sendet e tyre personale do të kenë akses në një kontroll të përshpejtuar sigurie.

Masat e favorshme që ofrojnë komoditet për takimet dhe negociatat e biznesit synojnë të plotësojnë më mirë nevojat e aktiviteteve afatshkurtra të biznesit ndërkombëtar.

Ndërtimi i zonës pilot të zonës së re pritet të përfundojë në vitin 2025 dhe e gjithë zona pritet të nisë funksionimin nën menaxhim të mbyllur në vitin 2028 dhe synohet të krijohet plotësisht deri në vitin 2030.

CFP

CFP

Sun Yuning, nënkryetari i GAC, tha në një konferencë shtypi se zona e re do të përmirësojë zonën pilot të tregtisë së lirë të Shangait, do të ndihmojë qytetin të luajë më mirë rolin e tij pionier në reforma dhe hapje, si dhe në inovacion, dhe do të promovojë strategjinë e hapjes së vendit.

Në Shangai ndodhen mbi 75.000 ndërmarrjeve të financuara nga jashtë, me 956 seli dhe 561 qendra kërkimi dhe zhvillimi. (Irma)