Intervistë ekskluzive me kryeministrin tajlandez Srettha Thavisin
2024-03-02 19:57:33

Më 1 mars, Kina dhe Tajlanda hynë zyrtarisht dhe reciprokisht në "epokën pa viza". Në një intervistë nga CGTN-në, kryeministri i Tajlandës Srettha Thavisin tha se politika pa viza për kinezët do të ndihmojë në stimulimin e ekonomisë lokale.

Kryeministri Srettha tha në intervistë se gjatë dekadës së fundit, Kina ka qenë burimi më i madh i turistëve në Tajlandë. Kur qeveria aktuale tajlandeze mori detyrën në fillim të shtatorit të vitit të kaluar, mësuam se Java e Artë e Kinës ishte nga fundi i shtatorit deri në fillim të tetorit. Një nga mënyrat për stimulimin e ekonomisë ishte rigjallërimi i sektorit të turizmit, ndaj besuam se nëse Tajlanda zbatonte një politikë pa viza për kinezët, ajo do të ndihmonte në stimulimin e ekonomisë lokale. Në të njëjtën kohë, kjo tregon edhe qëndrimin miqësor të Tajlandës ndaj Kinës dhe vlerësimin për këtë vend, sepse me Kinën kemi marrëdhënie shumë të ngushta. Këto janë arsyet pse Tajlanda vendosi të heqë dorë nga kërkesa për viza.

Srettha tha gjithashtu se tajlandezëve u pëlqen shumë të udhëtojnë në Kinë. Pekini dhe Shangai janë shumë të njohura, por ka edhe shumë qytete të tjera multikulturore. (Xu Guang)