Demokracia popullore e gjithë procesit, një garanci institucionale për modernizimin e stilit kinez
2024-03-02 19:49:37

Dhimbja e lindjes konsiderohet si dhimbja më serioze që një grua ka përjetuar ndonjëherë në jetën e saj. Vitet e fundit, Kina ka promovuar në mënyrë aktive teknologjinë e lindjes pa dhimbje të njohur si "Drita e Njerëzimit", ndërsa shkalla mesatare e analgjezisë së lindjes në 913 spitale pilot në të gjithë vendin ka arritur në rreth 60%. 

CFP

CFP

Në vitin 2018, si anëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), Huang Yuguang paraqiti një propozim në lidhje me programin "Përqindja e analgjezisë së lindjes në Kinë është e ulët dhe anesteziologjia duhet të mësohet në mënyrë të pavarur". Atëherë, përqindja e analgjezisë së lindjes në Kinë ishte më pak se 10%. Në nëntor të atij viti, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe Mjekësisë publikoi një deklaratë mbi programin pilot të analgjezisë, i cili përfshiu 913 spitale në grupin e parë të bazave pilot të analgjezisë.

Huang Yuguang tregon: “Unë jam thjesht një mjek, një mësues, një anëtar i KKPPK-së, por mund të bëj shumë gjëra, mund t'u ndihmoj shumë njerëzve. Kur e ngremë këtë çështje, nëse ajo mund t'i ndihmojë vërtetë njerëzit ose të përfaqësojë mendimet dhe nevojat e tyre, ne gjithmonë do të marrim mbështetje dhe përgjigje pozitive. Pra, mendoj se ky është avantazhi i vendit tonë dhe gjithashtu demokracia e stilit kinez”.

Konsultimi politik është një kanal i rëndësishëm për demokracinë konsultative të Kinës dhe një formë e rëndësishme e praktikimit të demokracisë popullore gjatë të gjithë procesit. E ashtuquajtura demokracia popullore e gjithë procesit i referohet kombinimit organik të demokracisë zgjedhore dhe asaj konsultative përmes një sërë modelesh sistemike dhe integrimit organik të zgjedhjeve demokratike, konsultimit, vendimmarrjes, menaxhimit dhe mbikëqyrjes demokratike, në mënyrë që të paraqitet vullneti i popullit dhe të dëgjohet zëri i tij në jetën politike të vendit dhe fushat e ndryshme të shoqërisë.

Anëtari i Komitetit të Përhershëm të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së dhe anëtari i Komitetit të Përhershëm të Komitetit Revolucionar të Kuomintang-ut, Hu Sishe thotë: “Roli i anëtarëve të KKPPK-së është të japin këshilla dhe mbështetje për njerëzit në sektorë të ndryshëm dhe të krijojnë konsensus, kjo do të thotë se ne duhet të fokusohemi te zhvillimit i vendit, pra kjo është shumë e rëndësishme, një aspekt i favorshëm i sistemit tonë të KKPPK-së”.

Në qytetin Chuzhou të provincës Anhui, më 4 dhjetor të vitit të kaluar, në aktivitetin "Dita Kombëtare e Kushtetutës", u hap zyrtarisht "Qendra Lokale e Praktikave Demokratike Popullore të Procesit të Plotë". Drejtori i Zyrës së Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) të Distriktit Langya të Qytetit Chuzhou, Liu Tao thotë: “Aktualisht muzeu ka vetëm dy anëtarë të stafit, por shumë të tjerë vijnë për të kryer detyrën e tyre, rreth 46 përfaqësues të provincës, bashkisë dhe distriktit. Kjo qendër praktike demokratike popullore e të gjithë procesit është një platformë e komunikimit mes përfaqësuesve të kongreseve lokale dhe masave popullore. Qytetarët e thjeshtë mund të takohen drejtpërdrejt me deputetët e Asamblesë Kombëtare Popullore këtu për të shprehur problemet dhe kërkesat e ndryshme, ose edhe përmes internetit“.

Drejtori i Zyrës së Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullor të distriktit Langya të qytetit Chuzhou, Liu Tao thotë: “Shumica e problemeve kanë të bëjnë me jetesën e njerëzve, si kanalizimet, siguria ose problemet ushqimore, veshmbathja, strehimi dhe transporti. Aktualisht jemi në aksion pasi numri i ankesave çdo fundjavë është relativisht i madh, rreth 10 deri në 20 raste. Por problemet e paraqitura përmes APP-së janë më të shumta”.

Modernizimi i stilit kinez i përmbahet qasjes me njerëzit në qendër dhe ndjek zhvillimin e lirë dhe gjithëpërfshirës të tyre. Prandaj, zhvillimi i demokracisë popullore gjatë të gjithë procesit është një nga kërkesat thelbësore të modernizimit të stilit kinez. Nxitja e të gjithë këtij procesi mund të realizojë më mirë faktin se populli është zotëruesi i vendit dhe të sigurojë që politikat kryesore të zhvillohen gjithmonë në një drejtim që përputhet me interesat e popullit.

Përfaqësuesja e Asamblesë Kombëtare Popullore, kryetarja e Bordit të Mbikëqyrësve të Shoqatës së Juristëve të Provincës së Shaanxi-së, Fang Yan thotë: “Mund të thuhet se sugjerimet e përfaqësuesve tanë vijnë nga masat popullore dhe u shërbejnë atyre, në mënyrë që ato të marrin përfitime dhe ndihmë reale dhe të ndjejnë se përfaqësuesit janë zgjedhur prej tyre, ndërsa propozimet dhe sugjerimet përfaqësojnë zërin e popullit tonë. Duke qenë në gjendje të ndjesh se kjo shoqëri është plot harmoni, drejtësi, barazi dhe ngrohtësi, atëherë mendoj se kjo mund të jetë rëndësia më e madhe e të qenit përfaqësues për kaq shumë vite”.

Profesori i Asociuar i Departamentit të Historisë në Universitetin Shtetëror të Kievit në Ukrainë, Urusov Volodymyr thotë: “Gjatë 60 viteve të fundit që nga themelimi zyrtar i sistemit të Asamblesë Kombëtare Popullore, veçanërisht gjatë 4 dekadave të fundit të reformës dhe hapjes, janë demonstruar plotësisht avantazhet dhe efektiviteti i sistemit themelor politik të vendit. Asambletë kombëtare popullore në të gjitha nivelet dhe komitetet e tyre të përhershme kanë kryer funksione dhe kompetenca në përputhje me ligjin dhe roli i organeve të pushtetit shtetëror është ruajtur plotësisht. Zgjerimi i pjesëmarrjes së rregullt politike të popullit, mbështetja dhe sigurimi që populli të jetë zot i vendit dhe zhvillimi i demokracisë popullore ofron një garanci solide institucionale”.

Ndërsa ish-drejtori i Departamentit të Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Shtetit të Hessen-it, Gjermani, Dr. Michael Borchmann thotë: “Fjala demokraci vjen nga fjala greke që do të thotë "sundim nga populli (i zakonshëm)". Nëse e përdorim këtë standard për të vlerësuar sistemin e Kinës, nuk ka dyshim se ai është thellësisht demokratik. Është kjo lloj demokracie që i ka mundësuar Kinës të arrijë një zhvillim të paparë ekonomik dhe prosperitet të njerëzve në dekadat e fundit”.