Kinë - Tregtia ndërkombëtare në mallra dhe shërbime arriti në 4.23 trilionë juanë në janar
2024-03-02 16:47:29

CFP

CFP

Tregtia ndërkombëtare e Kinës në mallra dhe shërbime arriti në 4.23 trilionë juanë (ose 596.09 miliardë dollarë amerikanë) në janar, 23 për qind më shumë në baza vjetore, njoftoi Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor, citon “Xinhua”.

Referuar të dhënave zyrtare, eksportet e mallrave arritën në 2.02 trilionë juanë dhe importet në 1.6 trilionë juanë, duke rezultuar në një tepricë prej 413 miliardë juanë.

Sipas administratës, eksportet e shërbimeve arritën në 217.8 miliardë juanë në janar, ndërsa importet e shërbimeve arritën në 384.8 miliardë juanë, duke rezultuar në një deficit tregtar prej 167.1 miliardë juanë.

Të dhënat tregojnë se turizmi ishte kontribuesi më i madh në tregtinë e shërbimeve, me një vëllim tregtar prej 175.4 miliardë juanë. (Irma)

CFP

CFP