Logjistika bujqësore dhe industriale e Kinës raportoi rritje të qëndrueshme në vitin 2023
2024-03-01 15:52:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Logjistika bujqësore dhe industriale e Kinës regjistroi rritje të qëndrueshme në vitin 2023. Vlera totale e logjistikës së produkteve bujqësore arriti në 5.3 trilionë juanë (rreth 745.69 miliardë dollarë amerikanë), 4.1 për qind më shumë në baza vjetore, citon “Xinhua” të dhënat nga Federata Kineze e Logjistikës dhe Blerjeve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shifra për produktet industriale arriti në 312.6 trilionë juanë, me një rritje vjetore prej 4.6 për qind, 1 pikë përqindje më e lartë se ajo e vitit 2022.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Logjistika e produkteve industriale në Kinë tregoi një tendencë të vazhdueshme rritëse në çdo tremujor të vitit 2023, veçanërisht në tremujorin e katërt, duke parë një rritje prej mbi 6 për qind në nëntor dhe dhjetor, sipas të dhënave. (Irma)