Xi Jinping-u uron Tamas Sulyok-un për zgjedhjen president i Hungarisë
2024-03-01 21:00:50

foto nga CFP

Presidenti i ri i Hungarisë Tamas Sulyok / foto nga CFP

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh Tamas Sulyok-ut për ta uruar për zgjedhjen e tij si presidenti i Hungarisë.

Viteti e fundit, marrëdhëniet kino-hungareze kanë ruajtur një nivel të lartë zhvillimi, duke u karakterizuar nga shkëmbimet e shpeshta të nivelit të lartë dhe nga bashkëpunimi frytdhënës në fusha të ndryshme, tha Xi në mesazh, duke shtuar se të dyja vendet kanë bashkëpunuar mirë në çështjet ndërkombëtare e rajonale.

Sivjet është 75-vjetori i vendosjes së lidhjeve diplomatike ndërmjet Kinës e Hungarisë dhe marrëdhëniet dypalëshe ndodhen përpara mundësive të reja e të rëndësishme të zhvillimit, vuri në dukje presidenti kinez.

Ai vlerësoi lart zhvillimin e marrëdhënieve kino-hungareze dhe shprehu gatishmërinë që të punojë bashkërisht me Sulyok-un për vijimin e miqësisë tradicionale ndërmjet dy vendeve e dy popujve, për thellimin e besimit politik të ndërsjellë dhe të shkëmbimeve e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, për nxitjen e bashkëpunimit cilësor në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" dhe për ngritjen e partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet Kinës e Hungarisë në një nivel të ri. (Wang Lei/ Artan)