Presidencialet në SHBA, gjyqtarja e Ilinoisit ndalon kandidimin e Trump
2024-03-01 16:11:03

Foto RTSH

Një gjyqtare e shtetit të Ilinoisit urdhëroi ish-presidentim Donald Trump mos të marrë pjesë në garën paraprake të republikanëve për zgjedhjet presidenciale, për shkak të rolit të tij në trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol, përcjell “RTSH”.

Gjykatësja e rajonit Cook, Tracie Porter, citoi shqetësimin e votuesve të Ilinoisit, duke argumentuar se ish-presidenti do të skualifikohet nga votimi paraprak i parashikuar më 19 mars dhe nga zgjedhjet e përgjithshme më 5 nëntor për shkak të shkeljes së klauzolës rreth rebelimit ndaj SHBA-së, në nenin 14 të Kushtetutës amerikane.

Vendimi i gjyqtare nuk ka marrë ende formën e prerë, pasi ish-presidenti Trump pritet ta apelojë atë. Gjyqtarja tha se pritet të shprehet edhe Gjykata e Lartë, raporton “Reuters”.

Një zëdhënës i Trump e cilësoi një vendim antikushtetues, të cilin do ta apelojnë.

Vendime të ngjashme kanë marrë edhe shtetet e Kolorados dhe Mejnit, duke u bazuar në shkeljet e konstatuara të Kushtetutës, por vendimet janë apeluar nga ish-presidenti Trump. (Irma)