Kinë, departamentet qeveritare trajtuan 12 480 sugjerime e propozime më 2023
2024-03-01 11:47:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Departamentet qeveritare pranë Këshillit të Shtetit të Kinës kanë trajtuar vjet 12 480 sugjerime e propozime të paraqitura nga deputetët e Asamblesë Kombëtare Popullore dhe nga anëtarët e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, bëri të ditur të enjten zëdhënësja e Zyrës së Informacionit të Këshillit të Shtetit  Xing Huina.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas zëdhënëses, më 2023 janë trajtuar 7955 sugjerime e 4525 propozime, përkatësisht 95.7 % e 96.5 % e të gjitha sugjerimeve dhe propozimeve të paraqitura.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Xing tha që departamentet qeveritare kanë shpallur mbi 2 000 masa e politika në bazë të 4 700 sugjerimeve dhe propozimeve, duke nxitur zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë dhe duke përmirësuar nivelin e jetesës së popullit kinez. (Jiang Lei)