“Baidu” raportoi rritje të fitimit neto në vitin 2023, duke rritur zhvillimin e inteligjencës artificiale
2024-03-01 15:09:48

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjiganti kinez i teknologjisë “Baidu” paraqiti një performancë financiare më të mirë se sa pritej në raportin e tij të fundit financiar, me të ardhurat neto që u rritën me 39 për qind në baza vjetore në vitin 2023, duke arritur në 28.7 miliardë juanë (rreth 4.04 miliardë dollarë amerikanë). Sipas raportit, të ardhurat totale të kompanisë arritën në afro 134.6 miliardë juanë, shkruan “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë tremujorit të katërt 2023, kompania raporti rritje vjetore të të ardhurave neto me 44 për qind në mbi 7.75 miliardë juanë.

Inteligjenca artificiale ishte motori kryesor i rritjes së Baidu-së gjatë tremujorit të katërt dhe gjithë vitit fiskal 2023.

Raporti financiar theksoi një sërë aplikacionesh të inteligjencës artificiale dhe mjeteve të marketingut të inteligjencës artificiale, duke përfshirë shërbimin e tij “chatbot” me “AI ERNIE Bot”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

““Baidu” do të vazhdojë përpjekjet për të investuar dhe zhvilluar modelin Gen-AI dhe fondacionin në mënyrë që të nxisë më mirë motorin e ri të rritjes”,- deklaroi presidenti dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Robin Li. (Irma)