Kinë - Lehtësim i pagesës për të huajt dhe të moshuarit
2024-03-01 11:42:06

Foto nga China Daily

Foto nga China Daily

Në mbledhjen ekzekutive të Këshillit të Shtetit javën e kaluar u shqyrtua dhe miratua një dokument udhëzues për optimizimin e mëtejshëm të shërbimeve të pagesave dhe përmirësimin e lehtësisë së pagesës.

Duke u ndalur në shqetësimin me të cilin përballen të moshuarit dhe të huajt që vizitojnë Kinën, dokumenti udhëzues synon të promovojë mënyra të shumta pagese si pagesa celulare, karta bankare dhe para në dorë, shkruan “China Daily”.

Pagesa celulare, e përshtatshme për shumë njerëz, ka krijuar ndarje digjitale, jo vetëm midis të rinjve dhe të moshuarve, por edhe midis vendasve dhe të huajve. Ndërsa politika e Kinës pa viza vazhdon të zgjerohet, së bashku me rimëkëmbjen e turizmit ndërkufitar pas përfundimit të pandemisë Covid-19, numri i vizitorëve të huaj në Kinë është rritur. Kina ka një sistem të zhvilluar të pagesave celulare, ndërsa shumë vende dhe rajone të tjera përdorin ende karta krediti dhe para të gatshme.

Sipas dokumentit, duhet të bëhen përpjekje për të përfshirë pagesat me para në dorë dhe me kartë bankare së bashku me pagesat me celular; normat e tarifave bankare mund të ulen për të inkurajuar bizneset të përdorin makineritë e pikave të shitjes, duke u mundësuar klientëve të paguajnë me kartë.

Në vitin 2022, Banka Popullore e Kinës, së bashku me departamentet përkatëse, inkurajuan pagesat përmes karta, skanimit të kodit QR dhe pagesave me para në dorë, gjë që synonte forcimin e mëtejshëm të përputhshmërisë së opsioneve ekzistuese të pagesave celulare për të huajt. (Irma)