Turqia shpreh gatishmërinë të presë negociatat e paqes Rusi-Ukrainë
2024-03-01 15:29:45

Erdogan (Foto Atsh)

Erdogan (Foto Atsh)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të presë sërish negociatat e paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në një video-mesazh në Samitin Ukraina-Evropa Juglindore, të mbajtur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, presidenti Erdogan tha se ai mbetet në qëndrimin e tij se diplomacisë dhe dialogut duhet t’i jepet një mundësi për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të konfliktit, shkruan “ATSH”.

“Unë jam i mendimit se duhet të iniciohen përpjekje të përbashkëta, të paktën për përcaktimin e parametrave të përgjithshëm të paqes”, tha Erdogan.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai theksoi se Turqia në parim mbështet formulën e paqes prej 10 hapash të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe se është e gatshme të kontribuojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e shpejtë të Ukrainës. (Irma)