Kinë - Gjatë Festës së Pranverës u kryen mbi 7.2 miliardë udhëtime ndërrajonale
2024-03-01 14:39:04

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Më shumë se 7.2 miliardë udhëtime ndërrajonale janë kryer në Kinë nga 26 janari deri më 27 shkurt, 33 ditët e para të udhëtimit të Festës së Pranverës.

Shifra u rrit me 10.6 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2023, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit, citon “Xinhua”.

Trafiku rrugor përbënte pjesën më të madhe në këto udhëtime. Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 5.8 miliardë udhëtime u bënë përmes automjeteve vetëdrejtuese në rrugët e shpejta dhe rrugët kombëtare dhe provinciale, duke shënuar një rekord të lartë, deklaroi në një konferencë shtypi ministri i Transportit, Li Xiaopeng.

Trafiku i pasagjerëve hekurudhor arriti nivelin më të lartë për të njëjtën periudhë në histori, ndërsa rekord të lartë shënoi dhe trafiku i pasagjerëve të aviacionit civil.

Në kuadër të masave ndaj motit të ftohtë, autoritetet lokale të transportit aktivizuan planet e emergjencës në kohë dhe siguruan në mënyrë efektive nevojat e udhëtimit të grupeve kryesore, duke përfshirë punëtorët migrues, studentët, vizitorët e familjes dhe turistët, veçanërisht në rajonet kryesore dhe në periudha kyçe, theksoi Li.

Festa e Pranverës, e cili ra më 10 shkurt të këtij viti, është festa më e madhe tradicionale e Kinës. Udhëtimi i këtij viti për periudhën festive nisi më 26 janar dhe do të përfundojë më 5 mars. (Irma)