Xi u kërkon zyrtarëve të rinj të marrin përsipër detyrën historike në udhëtimin e ri
2024-03-01 20:23:41

foto nga CFP

Shkolla e Partisë të Komitetit Qendror të PKK-së / foto nga CMG

Presidenti Xi Jinping u shpreh të premten se zyrtarët e rinj janë trashëgimtarë të kauzës së socializmit me karakteristika kineze dhe u bëri thirrje atyre t'i qëndrojnë besnikë misionit themelues të Partisë, të punojnë shumë dhe të marrin përsipër detyrën e tyre historike në udhëtimin e ri. 

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto në një udhëzim të rëndësishëm në ceremoninë e hapjes së një programi trajnimi për zyrtarët e rinj dhe të moshës së mesme në Shkollën e Partisë të Komitetit Qendror të PKK-së (Akademia Kombëtare e Qeverisjes).