Kinë: Publikohet rendi i ditës i propozuar i sesionit të organit më të lartë këshillimor politik
2024-03-01 20:19:52

foto nga CFP

Pallati i Madh i Popullit në Pekin, më 29 shkurt 2024/ foto nga CFP

Rendi kryesor i ditës i propozuar për sesionin e dytë të Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), organi më i lartë këshillimor politik i Kinës, u publikua të premten. 

Sesioni i dytë i Komitetit të 14-të Kombëtar të KKPPK-së do të hapet më 4 mars në Pekin, sipas një vendimi të marrë në një mbledhje të Komitetit të Përhershëm të këtij organi të premten. 

Rendi i ditës i propozuar për sesionin përfshin dëgjimin dhe diskutimin e një raporti pune të Komitetit të Përhershëm dhe një raport për mënyrën se si janë trajtuar propozimet nga këshilltarët politikë që prej sesionit të mëparshëm të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së. 

Anëtarët e Komitetit Kombëtar të KKPPK-së do të marrin pjesë në sesionin e dytë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore pa të drejtë vote, për të dëgjuar dhe diskutuar dokumentet e ndryshme, duke përfshirë raportin e punës së qeverisë, sipas rendit të ditës të propozuar.