Kryeligjvënësi kinez i dërgon mesazh urimi homologut të vet të ri pakistanez
2024-03-01 21:06:58

foto nga CFP

foto nga CFP

Zhao Leji, kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare, organit më të lartë ligjvënës të Kinës, i dërgoi të premten një mesazh urimi Sardar Sadiq-ut për zgjedhjen si kryetar i Asamblesë Kombëtare të Pakistanit.

Zhao vuri në dukje se Kina e Pakistani janë vende miq dhe vëllezër të vërtetë që përballojnë bashkërisht vështirësitë. Pavarësisht nga ndryshimet e situatës ndërkombëtare, të dyja palët e kanë mirëkuptuar dhe e kanë mbështetur njëra-tjetrën në çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore dhe me shqetësimet kryesore të tyre. Kjo miqësi e fortë është rrënjosur thellë në zemrat e të dy popujve. "Jam i gatshëm që të përpiqem bashkë me kryetarin Sadiq për t'i nxitur shkëmbimet miqësore dhe bashkëpunimin me Asamblenë Kombëtare të Pakistanit, në ndihmë të zhvillimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik në të gjitha rrethanat dhe për të përshpejtuar krijimin e bashkësisë më të ngushtë me fate të përbashkëta Kinë-Pakistan," tha Zhao në mesazhin e urimit. (Wang Lei/ Artan)