Kina: Armëpushimi i menjëhershëm është thirrja e pjesës dërrmuese të komunitetit ndërkombëtar
2024-03-01 11:42:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare në Zvicër, Chen Xu, shtjelloi të entjen  qëndrimin e Kinës mbi situatën ndërmjet Palestinës e Izraelit.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në sesionin e 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Chen vuri në dukje që tani Gaza po vuan nga një fatkeqësi e pashoqe humanitare. Armëpushimi i menjëhershëm është thirrja e pjesës dërrmuese të komunitetit ndërkombëtare dhe kërkesa bazë për paqe. Kina i bën thirrje Izraelit të ofrojë lehtësitë e duhura për ndihmën humanitare në Gazë dhe të zbatojë në mënyrë efektive masa dhe urdhrat e përkohshëm të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina mbështet gjithmonë në mënyrë të vendosur kauzën e drejtë të popullit palestinez për të drejtat dhe interesat e ligjshme kombëtare dhe kundërshton shpërnguljen e detyruar të popullit palestinez dhe pushtimin e territoreve të Palestinës. “Zgjidhja e dy shteteve” është unanimiteti i komunitetit ndërkombëtar dhe rruga praktike për bashkëjetesën paqësore mes Palestinës e Izraelit dhe palët duhet të bëjnë përpjekje të pandërprera në këtë drejtim. (Jiang Lei)