Raporti i OECD-së: Jeta sedentare u merr jetën mbi 10.000 mijë personave në vit në Evropë
2024-03-01 11:51:41

Aktiviteti fizik (Foto Panorama)

Në një raport të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) thuhet se shumë njerëz që jetojnë në Evropë nuk bëjnë stërvitje të mjaftueshme, duke çuar në më shumë se 10.000 vdekje të parakohshme në vit.

Më shumë se një e treta e banorëve të BE-së nuk e arrijnë nivelin e rekomanduar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për rreth 150 minuta ushtrime të moderuara deri të forta në javë, shkruan “Panorama”.

“Nëse qytetarët evropianë dëgjojnë këshillat e OBSH-së, jo vetëm që do të parandalohen më shumë se 10.000 vdekje të parakohshme, por edhe jetëgjatësia mesatare në BE mund të rritet me dy muaj”,- bën të ditur OECD-ja.
Ushtrimi i rregullt është një nga gjërat më të rëndësishme që një person mund të bëjë për mendjen dhe trupin. Ushtrimi mund të parandalojë diabetin dhe disa lloje kanceri, ndër sëmundje të tjera.

Studimi zbuloi se rreth 3.5 milionë raste të depresionit dhe afro 3.8 milionë raste të sëmundjeve kardiovaskulare mund të parandalohen deri në vitin 2050 nëse njerëzit ushtrohen për 150 minuta në javë. Ai zbuloi se vetëm 40 për qind e njerëzve ushtrohen rregullisht, me dallime të mëdha midis vendeve.  (Irma)