Prokurorët kinezë trajtuan rreth 190.000 çështje me interes publik në vitin 2023
2024-03-01 14:35:06

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Organet prokurore në Kinë trajtuan dhe zgjidhën rreth 190.000 çështje gjyqësore me interes publik gjatë vitit 2023, njoftoi Prokuroria e Lartë e Popullit (SPP), citon “Xinhua”.

Ndër këto raste, 168.000 përfshinin çështje gjyqësore administrative dhe 22.000 ishin në sferën civile.

Mbulimi i çështjeve gjyqësore me interes publik u zgjerua më tej vitin e kaluar, me çështje që u përfshinë në një sërë ligjesh të reja që kanë të bëjnë me mjedisin e jetesës së njerëzve dhe mbrojtjen ekologjike.

Zhang Xueqiao, zëvendësprokuror i përgjithshëm i Prokurorisë së Lartë të Popullit, tha se është bërë përparim në çështjet gjyqësore publike në fusha tradicionale, si mbrojtja e mjedisit dhe burimeve, siguria e ushqimit dhe drogës, me respektivisht mbi 80.000 çështje dhe 20.000 çështje të trajtuara.

Ndërkohë, janë shtuar përpjekjet në më shumë fusha, duke përfshirë sigurinë e prodhimit, mbrojtjen e informacionit personal dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të grupeve të veçanta. (Irma)