CMG-ja: Vetëdjegia e Bushnell-it vë në dyshim ndërgjegjen e politikanëve amerikanë
2024-03-01 11:39:13

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 25 shkurt, ushtaraku amerikan Aaron Bushnell shkoi në ambasadën e Izraelit në ShBA, hodhi lëndë djegëse në trup dhe i vuri flakën vetes, duke thërritur shumë herë "Liri Palestinës!" Më pas, ai vdiq për shkak të plagëve të rënda.


Përse Bushnell-i bëri një protestë kaq ekstreme? Një shok i tij u tregoi mediave që një ditë para vetëdjegies, Bushnell-i i tha atij që "forcat amerikane kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në gjenocidin ndaj palestinezëve". Bushnell ndihej shumë keq për "përdorimin e paarsyeshëm të forcës" nga ShBA-ja dhe kishte menduar ta linte detyrën ushtarake para kohe.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që në ShBA ndodhin ngjarje të tilla ekstreme. Në dhjetor 2023, në konsullatën e Izraelit në Atlanta, një grua u vetëdogj me benzinë. Sipas njoftimeve nga "Politico.com", para vetëdjegies së Bushnellit, edhe zyrtarë të qeverisë amerikane kanë shprehur zhgënjim për politikën e ShBA-së në Gazë. "Qeveria e bën syrin të verbër përpara dhunës, unë nuk mund të hesht," shkroi një zyrtar i lartë qeveritar në letrën e vet të dorëheqjes.


Qysh prej tetorit 2023, konflikti Palestinë-Izrael ka shkaktuar afro 30 mijë civilë të vdekur dhe afro 2 milionë të pastrehë. Ky konflikt i përgjakshëm tregon urgjencën e madhe për zgjidhjen e problemit palestinezo-izraelit.


Shumë studiues kanë vënë në dukje që ShBA-ja mban anën e Izraelit dhe i lejon veprimet e dhunshme, çka ka krijuar trazira në Lindjen e Mesme. Qeveria e tanishme amerikane deklaron që mbështet zgjidhjen e konfliktit nëpërmjet "zgjidhjes së dy shteteve", por nuk e zbaton në mënyrë konkrete atë, duke nxitur shpërthimin e raundit të ri të konfliktit mes Palestinës dhe Izraelit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Studiuesi amerikan David Cortright vlerëson që Bushnell "u përpoq të zgjojë ndërgjegjene njerëzve duke u vetëdjegur". Ky ushtarak amerikan ka protestuar me jetën e vet dhe kjo është një kambanë alarmi për politikanët e ShBA-së, që ata të mos shkelin të drejtat e njeriut nën flamurin e "të drejtave të njeriut" dhe të mos e vonojnë më tej "zgjidhjen e dy shteteve".

(Jiang Lei)