Prokurorët kinezë intensifikojnë goditjen ndaj shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale
2024-03-01 16:03:59

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Prokurorët kinezë trajtuan, ekzaminuan dhe ndoqën rastet e rreth 28.000 individëve të dyshuar për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale (IPR) midis janarit dhe nëntorit të vitit 2023, një rritje vjetore prej 53.3 për qind, deklaroi në një konferencë shtypi prokurori i Prokurorisë së Lartë të Popullit, Liu Taizong, citon “Xinhua”.

Sipas tij, prokurorët e vendit intensifikuan goditjen ndaj shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, duke përfshirë shkeljet në bizneset në zhvillim, si përdorimi i platformave të transmetimit të drejtpërdrejtë për të shitur produkte të falsifikuara.

Prokuroritë në mbarë vendin mbikëqyrën procedimet e 2240 çështjeve civile dhe administrative që përfshinin shkelje të pronësisë intelektuale në 11 muajt e parë të vitit 2023, duke u rritur me 170 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2022.

Ata gjithashtu sugjeruan rigjykim për mbi 600 çështje që lidhen me shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale, 8.7 herë më shumë se shifra për të njëjtën periudhë të vitit 2022.  (Irma)