Studimi: Falimentimi i biznesit global do të rritet për të tretën vit radhazi në 2024-n
2024-03-01 15:34:54

Biznesi global (Foto Robotics-surgical)

Biznesi global (Foto Robotics-surgical)

Falimentimet e biznesit global në vitin 2024 do të rriten për të tretin vit radhazi, sipas një studimi të publikuar nga siguruesi i kredive “Allianz Trade”, cituar nga “Xinhua”.

Sipas studimit, numri i përgjithshëm i rasteve pritet të rritet me 9 për qind në baza vjetore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në studim thuhet se rritja më e ulët, ndërprerjet e tregtisë dhe pasiguria gjeopolitike kanë krijuar kushtet për një tjetër përshpejtim të paaftësisë paguese të biznesit global gjatë këtij viti.

SHBA-ja, Spanja dhe Holanda parashikohet të shohin rritjet më të larta me rreth 30 për qind.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vitin e kaluar, rritja e falimentimeve globale u përshpejtua me 6 pikë përqindje krahasuar me vitin 2022, sipas studimit. Për këtë vit, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) pret që produkti i brendshëm bruto global (GDP) të rritet me 2.9 për qind, i ndjekur nga një përmirësim i lehtë në 3 për qind në 2025-n. (Irma)