Anija e dytë e madhe e lundrimit e prodhuar në Kinë do të dorëzohet deri në vitin 2026
2024-02-29 15:31:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Anija e dytë e madhe e lundrimit në Kinë, e ndërtuar në vend, pritet të dorëzohet deri në fund të vitit 2026, sipas “Shanghai Waigaoqiao Shipbuilding Co., Ltd.”, një filial i “China State Shipbuilding Corporation Limited”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Anija e lundrimit është caktuar të niset nga porti deri në fund të marsit 2026, me lundrimin provë që fillon në qershor 2026. Emërtimi dhe dorëzimi i anijes së lundrimit do të bëhet përpara fundit të 2026-s, bën të ditur “Xinhua”.

Krahasuar me anijen e parë të madhe të lundrimit në vend, “Adora Magic City”, anija e re është më e madhe në përmasa, me një tonazh total prej rreth 142.000 tonë, një gjatësi totale prej 341 metrash, një gjerësi prej 37.2 metrash dhe 2144 kabina.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në janar të këtij viti, “Adora Magic City” përfundoi udhëtimin e parë tregtar pasi udhëtoi 1119 milje detare në një udhëtim shtatë ditë e gjashtë net, duke ngjallur interes të konsiderueshëm nga turistët. (Elona)