Artistët kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga Bienalja e Venecias
2024-02-29 16:00:41

Bienalja (Foto ATSH)

Bienalja (Foto ATSH)

Mbi 12.000 artistë, kuratorë, shkrimtarë dhe figura të tjera kulturore kanë nënshkruar një letër të hapur, duke bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga Bienalja e Artit në Venecia këtë vit, në shenjë proteste ndaj mizorive të vazhdueshme në Gaza, shkruan “Xinhua”.

Aktualisht Izraeli pritet të sponsorizojë një nga pavionet kombëtare në edicionin e 60-të të Bienales së Artit, e cila do të zhvillohet nga 20 prilli deri më 24 nëntor në Venecia.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Fushata u organizua nga Aleanca “Art Not Genocide” (ANGA), një grup aktivist i sapoformuar. Ata që e kanë mbështetur peticionin argumentojnë se  pavijoni izraelit përbënte një platformë arti për një shtet të përfshirë në mizori të vazhdueshme në Gaza.

Deri të martën, “ANGA” ka mbledhur më shumë se 12.000 nënshkrues për letrën dhe numri është ende në rritje. Shumë nga personat që nënshkruan letrën janë pjesëmarrës aktualë ose të kaluar në Bienale.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Bienalja e Venecias është një ekspozitë kulturore ndërkombëtare që organizohet çdo vit në qytetin italian që nga viti 1895. (Elona)