Von der Leyen: BE duhet të përdorë asetet e ngrira ruse për ushtrinë e Ukrainës
2024-02-29 15:36:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

BE-ja duhet të konsiderojë përdorimin e fitimeve nga asetet e ngrira ruse për të blerë furnizime ushtarake për Ukrainën, deklaroi të mërkurën presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Është koha për të filluar një bisedë rreth përdorimit të fitimeve të aseteve të ngrira ruse për të blerë së bashku pajisje ushtarake për Ukrainën”,- tha ajo në një fjalim në Parlamentin Europian, duke i kërkuar BE-së të bëjë më shumë në politikën e mbrojtjes, citon “RTSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Nuk mund të ketë asnjë simbol më të fortë dhe asnjë përdorim më të madh për ato para sesa ta bëjmë Ukrainën dhe të gjithë Europën një vend më të sigurt për të jetuar”,- theksoi von der Leyen. (Elona)