Cilësia e ujit të liqenit Taihu të Kinës, më e mira në 16 vjet
2024-02-29 15:34:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Cilësia e ujit të liqenit Taihu, liqeni i tretë më i madh i ujërave të ëmbla në Kinë, u përmirësua vitin e kaluar dhe arriti nivelin e tij më të mirë që nga viti 2007, bën të ditur “Xinhua”. 

Në vitin 2023, niveli i fosforit të liqenit ishte 0.052 mg/l dhe azoti ishte 1.09 mg/l, përkatësisht me 17.5 për qind dhe 9.9 për qind më poshtë në krahasim me një vit më parë, thanë autoritetet lokale.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Liqeni raportoi 53 shpërthime algash vitin e kaluar, një rënie drastike nga 104 të regjistruara vitin paraardhës, thanë zyrtarët në një konferencë për shtyp. Ndërkohë, sipërfaqja e bimësisë ujore të liqenit arriti në 200 kilometra katrorë, me një rritje vjetore prej 25.8 për qind.

Liqeni Taihu, që ndodhet në rrjedhën e poshtme të lumit Yangtze, është një burim i rëndësishëm uji për rreth 17 milionë banorë në një nga zonat me popullsi të dendur dhe të zhvilluar ekonomikisht të Kinës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Taihu pësoi një shpërthim të rëndë algash në vitin 2007, duke i nxitur autoritetet lokale të nisnin një program për trajtimin e ndotjes.

Edhe pse jo helmuese, lulëzimi i algave dëmton peshqit dhe ndot ujin. (Elona)