Ministrja Manastirliu: Projektligji i ri, më shumë mundësi për zhvillimin e shkencës dhe kërkimit shkencor
2024-02-29 15:45:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë në takimin me anëtarët e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor (KALKSH), ku u prezantua drafti i projektligjit “Për shkencën në Republikën e Shqipërisë”, i hartuar me kontributin e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë.

“Ky projektligj synon të krijojë kushte për më shumë mundësi për zhvillimin e shkencës dhe kërkimit shkencor në vendin tonë, të bashkërendojë dhe orientojë kapacitetet ekzistuese”,- theksoi ministrja Manastirliu.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministrja vuri në dukje se projektligji synon të nxisë gjithashtu të rejat në shkencë, bazuar në kornizën e re të organizimit të institucioneve të kërkimit shkencor, personelit të kërkimit shkencor dhe modelit të financimit të tyre, citon “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ligji i ri për shkencën synon që t’i japë një frymë të re dhe bashkëkohore kërkimit shkencor, duke e përafruar me legjislacionin e BE-së dhe duke reflektuar zhvillimet e kohës, duke synuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe rritjen e mirëqenies sociale, ngritjen e kapaciteteve të personelit shkencor; fuqizimin e lidhjeve ndërkombëtare me zonën europiane të kërkimit; rritjen e përdorimit të infrastrukturës kërkimore shkencore; nxitjen e bashkëpunimit midis institucioneve të kërkimit shkencor, biznesit, institucioneve publike, shoqërisë civile, si dhe palëve të tjera të interesuara në veprimtari kërkimore shkencore dhe inovacion. (Elona)