Kina e ShBA-ja zhvillojnë raundin e ri të konsultimeve për planifikimin e politikave të jashtme
2024-02-29 20:37:10

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të martën, ndihmësministri i Jashtëm dhe drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Planifikimit të Politikave në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës Miao Deyu dhe drejtori i Zyrës së Planifikimit të Politikave të Sekretarit Amerikan të Shtetit Salman Ahmed zhvilluan në Shangai një raund të ri të konsultimeve për planifikimin e politikës së jashtme. 

Të dy palët zhvilluan shkëmbime të sinqerta, të thella e konstruktive mendimesh mbi politikat e tyre të jashtme, situatën ndërkombëtare dhe çështjet e nxehta rajonale. (Fani)