Treni i mallrave Kinë-Evropë do t’i japë energji të re zhvillimit të kontinentit euraziatik
2024-02-29 20:41:07

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh në një konferencë për shtypin të enjten se në vitin e ri trenat e mallrave Kinë-Evropë do të vazhdojnë të funksionojnë me kapacitet të plotë, duke i dhënë energji të re zhvillimit të kontinentit euraziatik.

 Sipas të dhënave të fundit, deri tani kanë qarkulluar gjithsej 85 mijë trena mallrash Kinë-Evropë, duke nxitur efektivisht zhvillimin e vendeve përgjatë linjave hekurudhore. Lidhur me këtë, zëdhënësja Mao u shpreh se, si projekti kryesor dhe marka përfaqësuese e ndërtimit të përbashkët të "Një brez, një rrugë", gjatë një dekade, me hapjen e vazhdueshme të linjave të reja dhe shtimin e vëllimit të transportit, trenat e mallrave Kinë-Evropë kanë krijuar kanale të reja të transportit tokësor dhe ura të reja të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar në Eurazi.

"Gjatë një dekade, procedurat e zhdoganimit të trenave të mallrave Kinë-Evropë janë bërë më të përshtatshme, mjedisi i biznesit në pikat e kalimit vazhdon të përmirësohet dhe rregullat e transportit ndërkombëtar janë përsosur më tej. Me trenat e mallrave Kinë-Evropë, bashkëpunimi mes Kinës dhe Azisë Qendrore e Evropës është bërë më i ngushtë dhe ekonomia e tregtia kanë lulëzuar më tej. Shumë sipërmarrje të tregtisë së jashtme, të prodhimit të zgjuar, të shërbimit të zinxhirit të furnizimit etj. janë krijuar përgjatë linjave hekurudhore, dhe vazhdojnë të përditësohen sektorët e prodhimit, tregtisë, financave, informacionit etj. Si rezultat, më shumë produkte evropiane kanë hyrë në jetën e popullit kinezët e njëkohësisht më shumë mallra të prodhuara nga Kina janë mirëpritur nga konsumatorët evropianë," tha Mao Ning. (Fani)