BE-ja vendos rregullore të re për transportin në bllok
2024-02-29 10:03:29

Foto nga VCG

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së kanë rënë dakord për vendosjen e rregulloreve të reja për ta bërë transportin në bllok më të sigurt dhe më të pastër.

“Negociatorët nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian arritën një marrëveshje të përkohshme për të rishikuar kërkesat dhe dy pjesë të legjislacionit të paketës legjislative të sigurisë detare”,- bëri të ditur Këshilli, citon “ATSH”.

Direktivat e rishikuara, të cilat Komisioni Europian i paraqiti qershorin e kaluar, vendosin një ekuilibër midis sigurimit të standardeve të larta në transport dhe mbrojtjes së konkurrencës së sektorit të transportit të BE-së. “Direktiva e rishikuar që tani është miratuar synon të mbrojë anijet më të mëdha të peshkimit, ekuipazhin e tyre dhe mjedisin nëpërmjet rregullave të reja të inspektimit vullnetar”,- njoftoi Këshilli.

Rregulloret e reja ende duhet të miratohen nga vendet e BE-së dhe Parlamenti Europian. Pasi të hyjnë në fuqi, shtetet do të kenë 30 muaj kohë për t’i transferuar rregullat në ligjet kombëtare. (Elona)