Eksportet e produkteve agroushqimore, 1.8 miliardë lekë në janar
2024-02-29 15:23:41

Prodhime shqiptare (Foto RTSH)

Prodhime shqiptare (Foto RTSH)

Agroindustria shënoi rritjen më të rëndësishme të eksporteve bujqësore për muajin janar 2024, krahasuar me nënsektorët e tjerë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se eksportet e sektorit të agroindustrisë shënuan rritje prej 24.2% në sasi dhe 10% në vlerë gjatë muajit janar, përcjell “RTSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vetëm në muajin e parë të vitit 2024 vlera e eksporteve të produkteve agroushqimore arriti 1.8 miliardë lekë.

Eksportet shkuan kryesisht drejt tregjeve të Italisë dhe Greqisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Vëmendja e politikave tona mbështetëse është e drejtuar tek agroindustria, me objektivin për të rritur peshën e tij në 50% të eksporteve totale bujqësore”,- u shpreh ministrja. (Elona)