Zjarret në Australi, 30 mijë banorë urdhërohen të evakuohen
2024-02-29 11:35:22

Foto nga CMG

Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar në Australi, ku autoritetet kanë bërë thirrje për evakuimin e 30 mijë banorëve.

Sipas Zyrës së Meteorologjisë të Australisë, banorët duket të largohen nga zona e Viktorias sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan “RTSH”.

Temperaturat e larta, mungesa e reshjeve të shiut dhe era e fortë kanë bërë që zjarri të marrë përmasa katastrofike.

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin prej një jave dhe ende nuk kanë mundur ta vënë nën kontroll për shkak të erës së fortë.

Deri tani, 6 banesa janë shkatërruar nga zjarret, ndërsa autoritetet i tremben faktit se flakët po përparojnë drejt zonave të banuara me densitet të lartë.  (Elona)