Kancelari gjerman përjashton vendosjen e trupave të NATO-s në Ukrainë
2024-02-29 15:40:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka përjashtuar kategorikisht dislokimin e trupave tokësore të vendeve të NATO-s në Ukrainë.

Ai kundërshtoi komentet e mëparshme të presidentit francez, Emmanuel Macron, sipas të cilit asgjë nuk ishte jashtë tryezës për të siguruar që Ukraina të fitonte në konfliktin me Rusinë, duke përfshirë vendosjen e trupave franceze, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Gjatë një konference për ndihmën për Ukrainën, ku morën pjesë 20 krerë shtetesh dhe kryeministra, u diskutua se ajo që u ra dakord në fillim të konfliktit vlen edhe për të ardhmen, domethënë që asnjë trupë nuk do të dërgohet në tokë, asnjë ushtar në tokën ukrainase nga shtetet europiane apo NATO”, theksoi Scholz.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai theksoi se u ra dakord që edhe ushtarët aktivë në vendet e BE-së mos të marrin pjesë aktive në konflikt. (Elona)