Kina bën përparim në përmirësimin e shërbimeve të kujdesit ditor për fëmijët nën 3 vjeç
2024-02-29 11:05:46

Foto nga VCG

Kina ka shtuar përpjekjet për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm të shërbimeve të kujdesit ditor për fëmijët nën moshën 3 vjeç, tha të mërkurën zyrtari i lartë i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Yang Jinrui.

Vendi ka afërsisht 100.000 çerdhe për fëmijët nën 3 vjeç, tha Yang në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.

Në një përpjekje për të lehtësuar prindërit, Kina ka shtuar përpjekjet për t'u ofruar më shumë familjeve shërbime universale të kujdesit ditor për fëmijët nën 3 vjeç vitet e fundit.

Yang u zotua se Kina do të bëjë më shumë përpjekje për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe sistemin e trajnimit për ata që punojnë në këtë sektor. (Elona)