Kina sheh një mjedis të përmirësuar jetese në zonat rurale
2024-02-29 09:57:56

Foto nga VCG

Kina ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e mjedisit të jetesës në zonat rurale. Ministria e Bujqësisë njoftoi se janë rritur përpjekjet për të forcuar lidhjet e dobëta në infrastrukturën publike në vitin 2023 dhe mbi 95 për qind e fshatrave kanë nisur fushatat e pastrimit, citon “Xinhua”.

Në vitin 2023, mbi 73 për qind e familjeve rurale të Kinës kishin akses në tualete sanitare, ndërsa shkalla e trajtimit të ujërave të zeza të banesave rurale arriti në mbi 40 për qind.

Ndërkohë, sipas ministrisë, mbi 90 për qind e fshatrave në Kinë shërbehen nga zgjidhjet e depozitimit të mbeturinave shtëpiake.

Përpjekje të mëtejshme do të bëhen në vitin 2024 për të përmbushur kërkesat praktike të banorëve ruralë dhe për të ofruar shërbime publike gjithëpërfshirëse.  (Elona)