Agjencia e Azilit: 1.14 milionë aplikime për azil në Europë në vitin 2023
2024-02-29 15:53:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Agjencia e Azilit e Bashkimit Europian, me qendër në Maltë, bëri të ditur se numri i azilkërkuesve në Evropë ka tejkaluar ndjeshëm shifrat e vitit të kaluar. Në raportin vjetor të publikuar nga agjencia thuhet se pati rreth 1.14 milionë aplikime në 27 vendet anëtare të BE-së, Norvegji dhe Zvicër, një rritje me 18% krahasur me një vit më parë, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas të dhënave, shumica e aplikantëve ishin nga Siria dhe Afganistani.

Nga fundi i vitit, pas fillimit të luftës së re në Gaza në muajin tetor, një numër në rritje i palestinezëve gjithashtu kërkuan të shkonin në Evropë.

Gjermania mbetet deri tani vendi më i rëndësishëm i destinacionit, ku 334.000 aplikime të reja u regjistruan midis janarit dhe dhjetorit 2023.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vitin e kaluar, numri i përgjithshëm i aplikimeve kishte arriti në 996.000.

Këtu nuk përfshihen më shumë se 4.4 milionë refugjatë nga Ukraina, të cilët kërkuan strehim në Bashkimin Europian pas nisjes së konfliktit rus, duke iu dhënë një mbrojtje e përkohshme. (Elona)