Wang Yi takon bashkëkryetarët e mekanizmit të bisedimeve ndërqeveritare mbi reformën e Këshillit të Sigurimit
2024-02-29 15:14:26

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, u takua të mërkurën në Pekin me bashkëkryetarët e mekanizmit të bisedimeve ndërqeveritare mbi reformën e Këshillit të Sigurimit të Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të OKB-së, përfaqësuesin e Kuvajtit në OKB Tareq M. A. M. Albanai dhe përfaqësuesin e Austrisë në OKB, Alexander Marschik.


Wang u shpreh se Kina është e gatshme që, bashkë me komunitetin ndërkombëtar, të zbatojë parimin e konsultimeve, ndërtimit dhe ndarjes së përbashkët, të nxitë reformat mbi sistemin e qeverisjes globale, të përkrahë zhvillimin dhe përmirësimin e pandërprerë të OKB-së dhe të nxitë bashkërisht ndërtimin e komunitetit me fate të përbashkëta të njerëzimit.


Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Ai vuri në dukje në vijim që, në gjendjen e sotme të trazuar të botës, palët presin që OKB-ja të luajë rol drejtues në përballimin e sfidave globale dhe që Këshilli i Sigurimit të mbajë përgjegjësinë e rëndësishme të dhënë nga Karta e OKB-së për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Reforma e Këshillit të Sigurimit është një pjesë e reformave të OKB-së. Kina mbështet përpjekjet e të dy bashkëkryetarëve që, duke u nisur nga zhvillimi afatgjatë i OKB-së dhe interesat e përbashkët të të gjitha vendeve anëtare, ta nxisin Këshillin e Sigurimit ta zhvillojë reformën në drejtimin e duhur dhe në mënyrë të qëndrueshme, të shtojë përfaqësimin dhe të drejtën e fjalës të vendeve në zhvillim, të krijojë mundësi që më shumë vende të vogla e të mesme të marrin pjesë në vendimmarrje dhe të krijojë përfitime për të gjitha vendet anëtare nga procesi i reformave. Sipas kreut të diplomacisë kineze, duhet të vendosen solidariteti dhe bashkëpunimi i komunitetit ndërkombëtar në një pozicion të rëndësishëm, duhet të ngulet këmbë në procesin e bisedimeve ndërqeveritare si platformë kryesore, të orientohen vendet anëtare të bëjnë konsultime të plota dhe të kërkohet një konsensus sa më i gjerë i komunitetit ndërkombëtar.


Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Albanai dhe Marschik i vlerësuan lart përpjekjet e Kinës për forcimin e rolit të OKB-së, si edhe këmbënguljen e saj lidhur me multilaterizmin dhe zbatimin e Kartës dhe parimeve të OKB-së. Ata u shprehën që janë të gatshëm të mbajnë lidhjet dhe koordinimin me të tëra vendet anëtare, duke përfshirë Kinën, për çështjen e reformës së Këshillit të Sigurimit. (Jiang Lei)