Presidenti serb në Tiranë: Vetëm dialogu dhe zgjidhjet diplomatike mund të çojnë në paqe
2024-02-29 10:45:43

Foto nga VCG

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar nga Tirana se vetëm dialogu konstruktiv dhe zgjidhjet diplomatike mund të çojnë në paqe.

I pranishëm në samitin “Ukraina-Europa Juglindore”, Vuçiç është shprehur para mediave se Serbia do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën, citon “RTSH”.

“Republika e Serbisë, si më parë, do të vazhdojë të ofrojë, brenda mundësive të saj, ndihmë humanitare për popullatën e cenueshme të Ukrainës, duke qëndruar e përkushtuar në respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar”,- tha Vuçiç.