Kina ashpërsoi goditjen ndaj krimeve financiare në vitin 2023
2024-02-29 15:49:32

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina intensifikoi goditjen ndaj shkeljeve të lidhura me taksat për të zbutur humbjet e të ardhurave tatimore në vitin 2023. Vitin e kaluar, autoritetet përkatëse kontrolluan gjithsej 174.000 biznese të dyshuara për mashtrim tatimor, thuhet në një deklaratë të bërë nga tetë departamente, duke përfshirë Administratën Shtetërore të Tatimeve dhe Ministrinë e Sigurisë Publike, cituar nga “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas deklaratës, u sekuestruan rreth 16.6 miliardë juanë (rreth 2.3 miliardë dollarë amerikanë) gjatë goditjeve të krimeve që lidhen me zbritjet e taksave të eksportit.

Departamentet bënë të ditur se ata do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të trajtuar krimet e lidhura me taksat, si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur sigurinë tatimore të Kinës dhe për të siguruar operacione të shëndosha të ekonomisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të ardhurat totale nga taksat dhe tarifat e Kinës arritën në 31.7 trilionë juanë vitin e kaluar, duke përfshirë 15.9 trilionë juanë të ardhura nga taksat dhe 8.2 trilionë juanë të ardhura nga primet e sigurimeve shoqërore. (Elona)