Kinë, 3.9 trilionë juanë investime në infrastrukturën e transportit më 2023
2024-02-28 21:03:00

foto nga CFP

foto nga CFP

Kina vazhdoi të përshpejtojë më tej zhvillimin me cilësi të lartë dhe modernizimin e rrjeteve të saj të transportit në vitin 2023, tha të mërkurën Ministria kineze e Transportit.

Gjatë tërë vitit 2023, Kina investoi 3.9 trilionë juanë (afro 548.7 miliardë dollarë amerikanë) në pasuri fikse të sistemit të transportit, bëri të ditur ministri i Transportit Li Xiaopeng në një konferencë shtypi.

Gjithsej 2 776 kilometra hekurudha me shpejtësi të lartë u hapën dhe 7 mijë kilometra autostrada u ndërtuan ose u zgjeruan vitin e kaluar, tha Li.

Kina shtoi ose përmirësoi 1 mijë kilometra linja lundrimi dhe numri i aeroporteve u shtua në 259, ndërsa është siguruar përfshirja e të gjitha fshatrave administrative në shërbimet postare.

foto nga CFP

foto nga CFP

Forcimi i shërbimeve të transportit

Sipas të dhënave statistikore fillestare, 54.75 miliardë tonë mallra u transportuan gjatë vitit 2023, me një rritje prej 8.1 për qind në krahasim me vitin 2022 dhe 16.9 për qind me vitin 2019, bëri të ditur Li.

Gjithsej 61.25 miliardë udhëtime pasagjerësh u regjistruan në krahinat e ndryshme kineze, duke pasur një rritje prej 30.9 për qind në krahasim me vitin 2022 dhe 0.8 për qind me vitin 2019.

foto nga CFP

foto nga CFP

Nxitja e transportit të zgjuar dhe të gjelbër

Përmasa e terminaleve të automatizuara të kontejnerëve, të përuruara dhe në ndërtim, vazhdoi të radhitej në vendin e parë në botë. Automjetet me energji të reja përbëjnë 77.6 për qind të mjeteve të transportit publik urban, tha ministri i Transportit i Kinës Li Xiaopeng.

Krahas këtyre, anija e parë e madhe turistike e prodhuar nga vetë Kina, "Adora Magic City" u fut në funksionim më 1 janar 2024. "C919", avioni i parë i madh i udhëtarëve i prodhuar nga vetë Kina u fut zyrtarisht në funksionim komercial. (Wang Lei/ Artan)